Anisa Collection, e ëmbël, e bukur, e talentuar!

Anisa kujton me nostalgji momentet kur skiconte, që fëmijë. Një nga arsyet pse debatonte me të ëmën në atë kohë,

ishte se linte pas dore mësimet, për të skicuar veshje. “Realizimi i stilimeve të para erdhi në periudhën kur isha studente: i pari ishte një fund i kuq kadife. E mbaj mend si tani! Atëherë e konsideroja arritje të madhe (qesh)”. Tashmë, është më e sigurt në këtë rrugë; më e rritur dhe më e perfeksionuar në profesion. Ajo përcjell stilin e saj në

realizimin e çdo veshjeje, edhe pse kërkesat e klientëve janë aq të ndryshme dhe, natyrisht, parësore.

“Përpiqem të ruaj linjën time, duke e pasuruar punimin me elemente që I përshtaten karakteristikave individuale të klientit. Koleksionet e mia janë veshje elegante, fine, që priren t’i rezistojnë kohës. Pjesë e konceptit është edhe fakti se në çdo koleksion mundohem të ripërtërij punimet e të sjell risi në to. Ajo që unë skicoj në mendjen time, është një femër që çdo mëngjes paraqitet praktike e paralelisht e ëmbël, me stil, moderne dhe gjithnjë elegante. Frymëzimin e marr nga përditshmëria, natyra, kulturat, tendencat dhe historia e modës. Mundohem që trendet e momentit t’i integroj në stilin tim.” Nuk i pëlqen t’i shohë kolegët si rivalë. Ajo thotë se vetë natyra e punës ka hapësira të mjaftue

shme për profilizimin e artistëve. Ndihet me fat që ka pasur mbështetjen e familjes dhe të miqve. “Por, mund të them se miku im më i mirë është bashkëshorti im. Ai më ka ndenjur gjithnjë pranë, më ka inkurajuar edhe në çastet më të vështira”. Gjatë ditëve që u takuam, Anisën e gjeta në momente pune duke stiluar koleksionin Pranverë-Verë 2016. “Do të jetë gjithashtu një koleksion I linjës “Haute Couture”. Jam e lumtur për rezultatet e deritanishme të punës. Po, kam menduar që koleksioni për të cilin po punoj, të vijë me një promovim modest, që do të bëjë bashkë klientët besnikë ekzistues dhe të rinjtë që shfaqin tanimë interes për linjën time”, shprehet ajo.

Për të, ky profesion, ashtu si dhe shumë të tjerë, nuk është i lehtë. “Është e lodhshme, mendohuni mirë(qesh)! Po, dua t’ju rikujtoj se stilimi nuk është aq i thjeshtë sa mendohet të jetë. Është punë, punë dhe shumë punë. Por ia vlen, për sa kohë që merr vlerësim nga klientët dhe i sheh punimet e tua të realizuara maksimalisht. Kur nuk punon, ajo është nëna e përkushtuar e dy fëmijëve të mrekullueshëm, Irsës 7 vjeçe dhe Roanit 2 vjeç. Përpiqet të kalojë sa më shumë kohë pranë familjes, por pa e humbur asnjëherë vigjilencën ndaj punës, qoftë edhe duke stiluar veshjet e fëmijëve të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *